
Diola Dosti dhe Erolld Belegu duket se janë në një ‘muaj mjalti të përjetshëm’. Çifti i njohur prej ditësh ndodhen në Japoni, ku kanë festuar edhe datëlindjen e dietologes.
Me të hyrë mesnata, Erolldi e surprizoi partneren e tij me një mini tortë të personalizuar duke e bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme.
Ai nuk u mjaftua me kaq, por ndau edhe një postim në rrjetin social Instagram, duke e uruar me fjalët:
“Happy Birthday, my love Dr. Diola Dosti! Përgjithmonë ti & unë! Të dua!”
Urimi i tij u pasua menjëherë me përgjigjen e ëmbël të Diolës, e cila në koment i shkroi:
“My forever. Love you”
Pamjet e publikuara tregojnë atmosferën e ngrohtë dhe lumturinë që çifti ndan, duke bërë që urimet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit të mos mungojnë. Shumë prej tyre i kanë uruar Diolës jetë të gjatë, shëndet dhe dashuri të pafundme, ndërsa e kanë komplimentuar çiftin për lidhjen e fortë dhe harmoninë që reflektojnë.
Përveç surprizës së mesnatës, Diola dhe Erolldi kanë ndarë me publikun edhe momente të tjera nga pushimet e tyre në Japoni, ku duken të lumtur, të qeshur dhe duke shijuar çdo çast së bashku. Kjo ditëlindje padyshim do të mbetet një kujtim i veçantë për Diolën, e cila këtë vit e festoi në një nga vendet më magjike të botës dhe në krahët e dashurisë së saj.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje