TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Korrik 2025, 14:19

Shpëtoi mrekullisht/ Laert Vasili: Fluturova 22 metra nga motori, ishte natë

Shkruar nga Pamfleti

Shpëtoi mrekullisht/ Laert Vasili: Fluturova 22 metra nga motori, ishte

Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e tij.

Ai tregon për një rast kur është dërguar me urgjencë në spital, pas një aksidenti të frikshëm me motor, duke thënë:

“Për veten time kam shkuar në spital kur ka ndodhur ndonjë tragjedi. Për shembull përplasje me motor, fluturoj 22 metra, bie në tokë, thyej këmbën, zhvendoset një rruazë e shtyllës kurrizore, në ’98-ën kjo. Se si më doli diçka përpara. Ishte natë, nuk shihja, isha dhe pak turbullt.

Kur kam qenë i vogël më pëlqente të isha sëmurë, sepse merrja tre ditë raport. Më sillnin disa kompostot. Rrija në divan. Nuk më zgjonte askush në 6 të mëngjesit. Nuk bëja as atë fizkulturën e mëngjesit. Dhe kur isha sëmurë më pëlqente, sepse i shmangia të gjitha këto”.

laert vasili aksident me motor

Lini një Përgjigje