TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Janar 2026, 19:09

“Është mitomane, më ka vjedhur 7 mln euro”, Ikardi përplaset me Uanda Narën: Kurrë më pjesë e familjes sime

Shkruar nga Pamfleti

“Është mitomane, më ka vjedhur 7 mln euro”, Ikardi

Lufta mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardit vazhdon. Së fundmi, “showgirl” argjentinas kishte lënë të kuptohej për një rifillim kontakti me ish-bashkëshortin dhe, duke publikuar foto nga viti 2016, kishte deklaruar: “Do të jemi gjithmonë një familje”. Në një emision televiziv shtoi: “Kur mundemi, flasim. I them çfarë mendoj. Me kalimin e kohës do të ndodhë si me Maks”.

Reagimi i Ikardit ishte i menjëhershëm dhe shumë i ashpër. Sulmuesi i Gallatasarajit e mohoi gjithçka, duke shkruar: “Deklaratat e kësaj gruaje janë të rreme. Është e habitshme që vazhdohet t’i besohet një personi mitoman”.

Në një mesazh të gjatë, ai foli për denoncime të rreme për dhunë, përjashtim nga shtëpitë e tij dhe largim të detyruar nga vajzat: “I kërkoi drejtësisë që për 6 muaj të mos shihja vajzat”. Ai akuzoi Uandën për mosrespektim vendimesh gjyqësore, manipulim psikologjik dhe dëm ekonomik: “Më ka vjedhur 7 milionë euro”.

Përfundimi ishte i prerë: “Në jetën time është vetëm nëna e vajzave të mia. Kurrë më pjesë e familjes sime”.

mauro ikardi sulmuesi argjentinas uanda nara

Lini një Përgjigje