
Ish-banori i Big Brother Jozefin Marku ka folur në një intervistë lidhur me jetën e tij sentimentale si dhe qëndrimin e tij në shtëpinë e Big Brother.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” historia e tij e dashurisë me Loredanën ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh. Gazetari Ronaldo Sharka e ka pyetur Jozin edhe në lidhje me unazën nga dasma me Loredanën që u zhvillua brenda në “Big Brother VIP” dhe ai u përgjigj duke thënë se:
Nuk e di ku ka mbetur. Ka mbetur diku me ndonjë cep, por duhet të interesohem që ta kthejmë të paktën tek vendi ose tek argjendaria.
Kur gazetari e pyeti nëse është momentalisht në një lidhje Jozi e konfirmoi duke thënë se:
Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare.
A kanë shkëmbyer ata unazat? Kjo ishte pyetja që Ronaldo i drejtoi dhe ish-banori i “Big Brother VIP” u përgjigj:
Jo, por do marrë kohën e vet.
Lini një Përgjigje