TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Gusht 2023, 14:00

S’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit/U konfliktua virtualisht me Luiz Ejllin, Mentor Kikia e ka inatin me portalet

Shkruar nga Pamfleti

S’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit/U konfliktua

Pas sherrit virtual të Mentor Kikisë dhe Luiz Ejllit, ku analisti ndalonte gjindjen të krahasonin Luizin me Aurela Gaçen, ndërsa këngëtari i kërkonte që të mbante përgjegjësi për fytyrën që ka, duke qenë se kishte kaluar të 40-tat, Kikia publikon një postim në profilin e tij në FB dhe i kërkon ndjesë lexuesve dhe miqve.

Ndjesën ndaj tyre e shoqëron me mllef ndaj portaleve që pasqyruan replikat mes Kikisë dhe Luizit:

“Një ndjesë të thellë të gjithë lexuesve dhe miqve

Të dashur lexues, të njohur dhe të panjohur.

Krejt papritur u gjenda në mes të një gjirizi ku gëlojnë shumë gjallesa kënetore. Shkak u bë një shënim i shkurtër në faqen time këtu në FB, mbi një lajm të përhapur për 2 këngëtarë. Në status shpreha edhe konsideratën time për dy personazhet e “lajmit”.

Pak pasi e postova, reflektova, jo për mendimin qe shpreha, por për faktin se kjo nuk është në “menunë” dhe në misionin e faqes sime dhe e hoqa postimin.

Por shumë portale e kishin marrë ndërkohë dhe e kishin shpërndarë. Disa orë më pas, shumë herë më tepër faqe-media online, i bënin jehonë reagimit fyes të një prej personave, për të cilin unë kisha shprehur konsideratë jo pozitive ne aspektin profesional (nuk po i përmend emrat sepse nuk dua t’i jap ushqim gjirizit mediatik me titullin “Vjen reagimi i Mentor Kikisë”).

Nëse më ndodh të publikoj ndonjë informacion të pa saktë, e kam në etikën time të kërkoj ndjesë. Por ky nuk është rasti.

Ndjesa ime shumë e fortë dhe shumë e sinqertë shkon për çdo lexues timin, çdo person që është dakord apo jo, që mbështet apo kritikon brenda etikës, qëndrimet e mija.

Ndjesë që rashë në këtë moçal dhe u bëra ushqim për krimbat e këtij moçali.

Ndjesë që ju bëra të lexoni dhjetra e dhjetra “lajme” saktësisht nën të njëjtin titulll fyes. Jam i bindur, askush s’ka asgjë personale me mua, por etja për klikime bën qe te mos konsiderohet asgjë.

Për etikë nuk bëhet fjalë.

Ndërkohë, kjo faqe do të vazhdojë të jetë një dritare përmes së cilës unë dua të ndaj, të diskutoj dhe të debatoj mbi ide se çfarë mund të bëjmë të gjithë bashkë, më shumë për vendin dhe shoqërinë.

Ndërsa ju të portaleve, e keni të ndaluar ta shpërndani këtë shënim nën tituj miklues: “Ja reagimi i gazetarit ndaj filanit”, sepse kjo është thjesht një ndjesë për lexuesit dhe miqtë e mi.”

Po të bëjmë një rezyme të shkurtër, do kujtojmë se Kikia ‘futi hundët’ në një deklaratë të Aurelës, duke ulur Luizin. Ky i fundit nuk la fjalë pa e sharë, përfundimi: Fajin e kanë portalet.

Epo, kësaj i thonë: Nuk ka ç’i bën gomarit, i bie samarit!

Të paktën, kësaj here do na falënderosh se nuk e nisëm e nuk e bitisëm shkrimin me ‘Ja reagimi i gazetarit ndaj filanit’. Në fund të fundit, fjalorin e kemi shumë më të pasur se kaq./ Pamfleti

S’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit/U konfliktua 

 

mentor kikia reagim portalet

Lini një Përgjigje