TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Shkurt 2025, 09:46

Skandal në Big Brother/ G Banit nuk i mbajnë më nervat, godet në fytyrë Gjestin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Big Brother/ G Banit nuk i mbajnë më nervat, godet

Në Big Brother Vip Albania u zhvillua “Sfida e rezistencës”, ku banorët, të ndarë në çifte, duhet të ruanin ekulibrin. Ndër çiftet që rezistuan deri në fund ishin Livia me Gertën dhe Gjesti me Eglin. Çifti që do qëndronte deri në fund, do fitonte një shumë të madhe parash.

Por, i acaruar nga fjalët e Gjestit, G Bani i afrohet në fytyrë dhe kur Gjesti i preku me gisht hundën, Bani nuk ka rezistuar më dhe e godet me shuplakë në fytyrë.

E lumtur që Gjesti u rrëzua, Gerta thërret: Ua, e fituam ne lojën.

Por, nuk kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Gjesti nuk e humbi toruan, por u rikthye në vendin e tij bashkë me Eglin dhe vazhdoi lojën.

Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Vëllai i Madh, por ky është një rast i pastër dhune nga ana e G Banit ndaj Gjestit, pavarësisht se reperi nga Mirdita shprehej se Gjesti ‘e preku’.

Duke qenë se edhe pak ditë më parë G Bani u fut në tualet me Gjestin, një veprim që nuk lejohej, produksioni i Big Brother pritet të japë dënim për të dy rastet ndaj G Banit. /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

 

g bani gjesti dhune

Lini një Përgjigje