Rihanna bëri një paraqitje surprizë në natën përmbyllëse të serisë së koncerteve të Jay-Z në Yankee Stadium në New York, duke dhuruar një nga momentet më të komentueshme të mbrëmjes.
Këngëtarja iu bashkua Jay-Z në skenë, ku interpretoi hitet "B*tch Better Have My Money" dhe "Run This Town", një prej bashkëpunimeve të tyre më të suksesshme.
Performanca u prit me entuziazëm nga mijëra fansa të pranishëm, ndërsa pamjet nga koncerti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, raporton Daily Mail.
Kjo ishte një nga paraqitjet e rralla live të Rihannës në vitet e fundit dhe një nga surprizat më të mëdha të koncertit përmbyllës "Extra Innings", të organizuar në kuadër të 30-vjetorit të albumit debutues të Jay-Z, "Reasonable Doubt".
Gjatë tri netëve të koncerteve, në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si Beyoncé, Blue Ivy Carter, Eminem, Pharrell Williams, Nas dhe Alicia Keys.
Rihanna dhe Jay-Z kanë një histori të gjatë bashkëpunimi artistik. Që në fillimet e karrierës së saj, Jay-Z luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e këngëtares, ndërsa së bashku kanë sjellë disa prej hiteve më të suksesshme të muzikës moderne.
Lini një Përgjigje