Tensionet mes Rogertit dhe Stenaldos kanë arritur një nivel shqetësues, duke kaluar nga përplasjet verbale në veprime të papranueshme.
Sipas pamjeve të publikuara, konflikti u përshkallëzua pas një deklarate të rëndë nga ana e Rogertit, i cili i është drejtuar Stenaldos me fjalë fyese, duke e lidhur verbërinë e tij me një “mallkim nga Zoti”. Rogerti refuzoi të vijonte debatin, duke përsëritur këtë frazë në mënyrë provokuese.
“Me ty s’merrem se ty të ka nam Zoti…”, dëgjohet të thotë ai gjatë përplasjes.
Pas disa paralajmërimeve që të ndalonte përdorimin e këtyre shprehjeve, Stenaldo reagoi ashpër.
Në një moment tensioni të lartë, ai e pështyu Rogertin në fytyrë, veprim që u konsiderua fyes dhe i papërshtatshëm.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë masa apo pasoja për sjelljen e të dyja palëve.
Lini një Përgjigje