
Moderatorja Neada Muçaj ka reaguar për herë të parë publikisht për largimin e saj nga Top Channel, një zhvillim që në kohën kur ndodhi u shoqërua me zëra për një konflikt me kolegen Enxhi Nasufi.
E ftuar në emisionin “X-Press”, ajo deklaroi se mënyra si u trajtua situata nuk ishte e drejtë dhe se shumë elementë nuk janë bërë publikë. “Mënyra se si ndodhën gjërat… nuk është një formë për ta shkëputur një njeri, sepse shumë gjëra nuk janë folur dhe nuk janë sqaruar”, u shpreh Muçaj.
Ajo komentoi gjithashtu bujën mediatike që u krijua rreth një përplasjeje të supozuar fizike, duke lënë të kuptohet se situata u amplifikua qëllimisht. “Mua nuk më pëlqeu fare si situatë dhe qëllimi i saj ishte patjetër që unë të bëhesha pjesë e një formati shumë të ndjekur”, tha ajo.
Muçaj i mohoi kategorikisht lajmet për konflikt fizik, duke theksuar se nuk është natyrë konfliktuale. “Nuk ka diçka të vërtetë pas atyre titujve… unë nuk jam një njeri që konfliktohem në vendin e punës”, deklaroi ajo, duke shtuar se u gjend në një situatë të papritur. “Ishte surprizë për mua”, u shpreh moderatorja.
Megjithatë, ajo pranoi se kishte pasur një moment tensioni gjatë transmetimit. “Ka pasur një provokim të vogël… gjatë një shkëputjeje publicitare”, tha Muçaj.
Ajo theksoi se e gjithë situata u ekzagjerua për efekt mediatik. “Nuk ka pasur një sherr fizik… është e vetmja formë që të bësh zhurmë”, deklaroi Neada.
Deklaratat e saj vijnë pas raportimeve të shumta për një konflikt në prapaskenë, të cilat më herët janë mohuar edhe nga vetë stafi i emisionit “Wake Up”.
Lini një Përgjigje