
Pas Cardi B, duket se u bë modë që artistët të hedhin mikrofonin mbi skenë.
Këtë radhë 50 Cent plagosi një producente radioje gjatë performancës së tij në Crypto.com Arena në Los Angeles. Sipas një artikulli të TMZ, 50 Cent u acarua gjatë performancës së tij live, pasi mikrofonat që i dha produksioni nuk funksionuan siç donte ai.
Pasi u zemërua, reperi hodhi njërin prej tyre në publik, duke plagosur një grua.
Siç bëri të ditur TMZ, vajza në fjalë kishte nevojë për qepje pasi mikrofoni i ra në ballë. Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi dhe as nga gruaja e plagosur, por sipas një përdoruesi të ‘X’, 50 cent duket se e ka pasur inatin me objektivin që ka qëlluar: 50 Cent është tani një i dyshuar për krim penal, pasi goditi në kokë producenten e radios Power 106, Bryhana Monegain me mikrofonin që hodhi.
Ajo pretendon se 50 e pa drejtpërdrejt, kështu që të paktën, sipas saj, 50 e dinin që ajo ishte atje.’
Mbase kjo ka ardhur për shkak të një defekti në mikrofon, për të cilin viktima ishte përgjegjëse. Të paktën siç shihet nga video, reperi provon të këndojë dhe mikrofoni nuk punonte. Një punëtor skene i sjell një mikrofon të ri dhe 50 cent qëllon me mikrofonin defektoz Bryhana-n.
50 Cent is now a suspect in a criminal felony battery report after he hit Power 106 radio host, Bryhana Monegain in the head with the mic he threw.
— Glock Topickz (@Glock_Topickz) August 31, 2023
She claims 50 looked directly at her so at least, according to her, 50 knew she was there
????: https://t.co/HMr8hVU0NH pic.twitter.com/wluhchElzU
Lini një Përgjigje