Prime-i i mbrëmjes së djeshme në Big Brother VIP Albania u karakterizua nga dinamika të forta, me eliminime dhe përballje që tërhoqën vëmendjen e publikut.
Pas largimit të Juelës, gara përfundoi edhe për Edisën, e cila u eliminua pas një televotimi vendimtar. Megjithatë, një nga momentet më të komentuara nuk ndodhi brenda shtëpisë, por në studio, gjatë intervistës së saj pas eliminimit.
Sapo u ul përballë moderatorit Ledion Liço, ajo u përball me një deklaratë të bërë gjatë qëndrimit në shtëpi, për të cilën iu kërkua një sqarim publik. Gjatë lojës, Edisa kishte aluduar për një pëlqim të mundshëm mes Ledionit dhe Brikenës, një koment që kishte marrë vëmendje edhe jashtë formatit.
Moderatori vendosi ta adresojë drejtpërdrejt këtë çështje, duke reaguar me një deklaratë të prerë:
“Që ta dish ti dhe ndonjë tjetër, unë kam pëlqyer vetëm një bjonde në Big Brother dhe ajo nuk është konkurrente sezonale”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet qartë se aludimet nuk qëndronin dhe se bjondja në fjalë është Sara Hoxha, ish-partnerja e tij.
Kjo përballje në studio shtoi tensionin e mbrëmjes, duke e kthyer intervistën pas eliminimit në një nga momentet më të diskutuara të spektaklit.
Ndërkohë, gara drejt finales po bëhet gjithnjë e më e fortë, me banorët e mbetur që vijojnë të luajnë fort për të siguruar një vend në finalen e madhe.
Lini një Përgjigje