TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Qershor 2026, 13:48

Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në botë”, martohet në Paris

Shkruar nga Pamfleti
Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në
Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në botë”, martohet në Paris

Thylane Blondeau, modelja franceze që u bë e njohur në mbarë botën që në fëmijëri pasi u cilësua nga Vogue Enfants si “vajza më e bukur në botë”, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me partnerin e saj, DJ-in Ben Attal, në një ceremoni të zhvilluar në Paris, vetëm tre muaj pas fejesës.

Për ditën e saj të veçantë, 25-vjeçarja zgjodhi një fustan të bardhë elegant me detaje në stil pelerinë. Flokët i kishte mbledhur në një model klasik “chignon”, ndërsa grimin e mbajti natyral. Pamjen e kompletoi me një buqetë zambakësh të bardhë.

Edhe hyrja në ceremoni ishte ndryshe nga tradita. Çifti mbërriti së bashku me një makinë klasike Porsche 356 Speedster, ndërsa Ben Attal u shfaq me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe flokët kaçurrela të krehura pas.

Martesa vjen vetëm pak muaj pasi Ben Attal i propozoi modeles gjatë një udhëtimi romantik në Rivierën e Athinës, në Greqi. Propozimi u organizua në hotelin luksoz Four Seasons, ku një shteg me petale trëndafilash të kuq çonte drejt një tavoline me pamje nga deti Egje. Pikërisht aty ai i dhuroi unazën e fejesës.

Në atë kohë, Thylane e ndau lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shkruar: “I thashë ‘po’ shokut tim më të mirë. Përtej amshimit!”

Vendimi i çiftit për t'u martuar vetëm tre muaj pas fejesës ka rikthyer diskutimet mbi kohëzgjatjen ideale të fejesës. Ndërsa disa besojnë se një periudhë më e gjatë u jep partnerëve më shumë kohë për t'u përgatitur, të tjerë mendojnë se martesat e shpejta ruajnë emocionin dhe spontanitetin e lidhjes.

Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në Thylane Blondeau, e shpallur dikur “vajza më e bukur në

vajza me e bukur ne bote

Lini një Përgjigje