Showbiz22 Shkurt 2024, 11:14

U eliminua nga BBV3, Graciano Tagani reagon me falenderime

Shkruar nga Pamfleti

U eliminua nga BBV3, Graciano Tagani reagon me falenderime

Graciano Tagani, ishte i eliminuari i radhës nga formati i ‘BBV3’, i cili humbi mundësinë për çmimin e madh mbrëmjen e së martës.

Në një nominim tepër të fortë, ai rezultoi më i televotuari, ku gjithashtu nuk pati një biletë kthimi për në shtëpi.

Ai ka bërë një reagim duke falenderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët e votuan dhe e përkrahën përgjatë rrugëtimit të tij në ‘BBV3’.

‘Mesazhet gjatë këtyre 24h të fundit, më kanë mbushur zemrën plot ndaj me përulësinë më të madhe ju them faleminderit! Mirënjohës për të gjithë ju, që edhe pse në një kohë të shkurtër diferencuat dhe vlerësuat sjelljen time dhe rrugëtimin tim që mbushur plot me emocion, në momente të bukura, situata sfiduese jo në pak raste , por gjithmonë autentike.’- ka shkruar ai nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ‘Instagram’.

graciano tagani falenderim