
Ditën e djeshme u largua nga ‘Big Brother VIP Albania’ Valbona Mema. Lajmi se ajo do largohej erdhi i papritur për banorët dhe për publikun. Ky vendim erdhi pasi u tha se motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj i duhej që Valbonës të dilte nga shtëpia, duke lënë rrugëtimin në mes.
Pasi doli, Valbona përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.
“Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi këtu. Familja është më e rëndësishme se një lojë. Motra ime ka nevojë për mua, pasi është e shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Më ngelet të them nga zemra ‘faleminderit’ për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri! Mirënjohje pa masë ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte mesazhi i postuar krahas një video.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Valbona fshiu atë që kishte shkruar nga llogaria zyrtare. Ky veprim lë pas shumë pikëpyetje mirëpo arsyet mbeten personale. Mbase Valbona do marrë një moment të dytë për të komunikuar me ndjekësit e saj e për të na treguar më shumë rreth eksperiencës brenda ‘Big Brother’.
Lini një Përgjigje