TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Prill 2026, 13:32

U rikthye në skenë pas dy dekadash, Madonnës i vjedhin veshjet; shpërblim kush ia kthen

Shkruar nga Pamfleti
U rikthye në skenë pas dy dekadash, Madonnës i vjedhin veshjet;
U rikthye në skenë pas dy dekadash, Madonnës i vjedhin veshjet; shpërblim kush ia kthen

Ikona e muzikës botërore, Madonna, është përballur me një situatë të pazakontë menjëherë pas rikthimit të saj të shumëpritur në festivalin Coachella, ku u ngjit në skenë pas 20 vitesh mungesë.

Pas performancës që u prit me entuziazëm nga publiku, artistja ka zbuluar se disa prej veshjeve të saj ikonike janë zhdukur në mënyrë misterioze. Bëhet fjalë për pjesë të rëndësishme nga arkivi i saj personal, të lidhura ngushtë me momente kyçe të karrierës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Madonna u shpreh: “Këto nuk janë thjesht rroba, por pjesë e historisë sime”, duke theksuar vlerën e tyre të veçantë emocionale dhe artistike.

Mes sendeve të humbura përfshihen xhaketa, korse, fustane dhe elemente të tjera me rëndësi të madhe për imazhin e saj ndër vite.

Këngëtarja ka bërë edhe një apel publik për këdo që mund të ketë informacion, duke deklaruar se është e gatshme të ofrojë shpërblim për rikthimin e tyre. “Nëse dikush ka informacion, ju lutem kontaktoni ekipin tim”, është shprehur ajo.

Ngjarja ka hedhur një hije mbi këtë rikthim simbolik në Coachella, ndërsa fansat shpresojnë që veshjet ikonike të rikuperohen sa më shpejt.

madonna veshjet vjedhje

Lini një Përgjigje