
Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Einxhel Shkira ka reaguar pas kritikave të marra në rrjete, lidhur me fustanin e saj në dasmën e kunatës, motrës së Dj Dagz disa ditë më parë.
Përmes një video-mesazhi në rrjete sociale, Einxhel shprehet se dashuria nuk tregohet me ngjyra por me vepra, ku sqaron se në dëshirën e saj ishte të vishte diçka lejla por format trupore nuk ia lejonin.
Ndër të tjera shton se ajo e do fort kunatën dhe se ka qenë ajo që ia ka sugjeruar fustanin e zi për ditën e dasmës së saj.
“Kam kuptuar se Shqipëria është vendi ku dashuria dhe respekti ndaj njerëzve tregohet me ngjyra fustanesh. Nuk e di se me çfarë ngjyre tregohet dashuria. Unë jam më shumë e idesë se këto tregohen me vepra dhe jo me ngjyra fustanesh. Njoh shumë kunata që kanë veshur fustane të kuq, pink etj në dasmën e njëra-tjetrës dhe ndërkohë nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.
Por, preferoj më shumë të vesh fustanin e zi dhe ta dua shumë kunatës time. Ngjyrën e fustanit e zgjodha nga halli. Kisha menduar të vishja diçka lejla, por format e mia trupore ende nuk ishin gati. Kështu që edhe kunata më sugjeroi të ziun”, shkruan ajo.


Lini një Përgjigje