TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shkurt 2025, 12:39

U “zhduk” nga jeta publike, flet shoku i G Banit: Foli me familjen, ne na ka bërë krenarë

Shkruar nga Pamfleti

U “zhduk” nga jeta publike, flet shoku i G Banit: Foli me familjen,

Me mbylljen e profilit të Instagramit, u duk se G Bani nuk donte të kishte të bënte fare me komentet për të, apo gjithçka kishte ndodhur në Big Brother. Ai foli në Fun Club pasi u largua nga shtëpia dhe më pas, hapi i radhës, ishte çaktivizimi i llogarisë së tij të Instagramit.

Por i ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ishte shoku i tij, i cili njihet si Gjyshi +355 (presupozohet të jetë emër arti ky).

Gjyshi tregoi se telefonata e parë e G Banit ishte me familjen e tij, ku u kishte thënë se ishte mirë dhe do pushonte disa ditë.

‘Po, një telefonatë vetëm me familjen dhe unë isha me ta, me vëllain dhe tha: ‘do shkoj të pushoj flasim me vonë’. Thjesht folën si mama-bir dhe baba-bir, nuk folën shumë gjëra, ne çunave na ka bërë krenar, tha vetëm që ‘do shkoj të pushoj’, nuk tha gjëra të tjera mesa di unë -tha shoku i G Banit.

Ndër të tjera, Gjyshi tha: G Bani nuk luftoi për garë, por për dinjitet.

I pyetur për incidenitn me Gjestin, Gjyshi tha: Kur u përjashtu G Bani, u fol vetëm për pasojën por jo për shkakun, që ishte Gjesti. Ai është aty vërdallë, nuk është zhdukur, por ka nevojë për qetësi në këto momente.

Mbetet të shihet nëse do ketë një dalje televizive të G Banit e nëse do jetë i pranishëm nesër në Prime

 

g bani familja

Lini një Përgjigje