
Fan Club-i i ditës së djeshme do të mbahet mend për intervistën e G Banit, i cili u eliminua pas shuplakës që i dha Gjestit dhe për intervistën e Xhenetës, e cila u konfliktua me Ronaldo Sharkën që në krye të herës.
Ronaldo e provokoi direkt për marrëdhënien e saj me Gjestin, duke e lidhur atë me eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova.
Me një tip impulsiv si Gjeneta dhe një provokator si Sharka, nuk kishte si të ndodhte ndryshe:
Heidi: Ti ke filluar eksperiencën tënde në She’s on Top, ku ke pasur komente jo dhe aq të këndshme. Cili është “çelësi” për të rifituar përkrahjen e publikut dhe ngrohtësinë e tij në kohë?
Pa pritur përgjigjen e Xhenetës, Ronaldo ndërhyri: “Gjesti.”
Xheneta: M’fal?
Ronaldo: Gjesti thashë! Tha kush është ‘çelësi’, thashë ndoshta është Gjesti.
Heidi: Ta dëgjojmë të lutem, Ronaldo.
Xheneta: Pse, në ‘She’s on Top’ ka qenë Gjesti?
Ronaldo: Më fal, zemër?
Xheneta: Ka qenë në ‘She’s on Top’ Gjesti?
Ronaldo: Atëherë, zemër, pyetja ishte cili ishte ‘çelësi’ për të rifituar dashurinë e publikut pas komenteve në ‘She’s on Top’, ndoshta është Gjesti.
Xheneta: Në qoftë se kam nevojë për avokat, të marr, zemër. Vetëm më lejo të flas, nuk jam këtu të flas për ty.
Ronaldo: Sa është rroga?
Xheneta: S’e di sa ia vlen të të paguaj ty.
Ronaldo: Me sigurime? Relaksohu zemër, Gjesti është pak metra andej.
Xheneta: Unë jam Xheneta, te Gjesti shko fol te Gjesti.
Ronaldo: Patjetër, unë jam Ronaldo Sharka.
Përplasja mes tyre ka ngjallur reagime të shumta, duke lënë të hapur diskutimin për marrëdhënien mes Xhenetës dhe Gjestit.
Lini një Përgjigje