TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Dhjetor 2024, 13:46

Ups! Mos ‘padashje’ Ola Bruko nxori një të vërtetë: Na është dashur të kalojmë tradhëti në jetë

Shkruar nga Pamfleti

Ups! Mos ‘padashje’ Ola Bruko nxori një të

Ola dhe Endri ishin të ftuar në ‘Ndryshe’, ku për herë të parë folën publikisht për lidhjen e tyre, faktin që gjithccka erdhi natyrshëm dhe dashuria u kthye më e madhe se opinioni publik. Por… ‘padashje’ Ola pranoi se si ajo, ashtu edhe Endri janë tradhëtuar në të kaluarën nga partnerët paraardhës:

Ola: Kishin thënë njerëzit që kur kalon të 40-at, sikur është një jetë e dytë, sikur rilind. Thoja unë që ia fusin kot, por kështu qenka.

Endri: Për mua ishte e treta e vërteta.

Ola: Historia e jetës është e përbashkëta jonë kryesore. Vuajtjet që kemi kaluar në jetë, tradhtitë që na është dashur të kalojmë. Përpjekja e vazhdueshme për t’ia dalë mbanë. Dhe besimi që në fund të tunelit ka një dritë jeshile.

Endri: Jemi më të lumtur se kurrë.

Ola: Me Endrin nuk e di asnjëherë çfarë do të ndodhë. Nuk e di ç’do të ndodhë pas 10 minutash, e jo më pas një jave. Më pëlqen. Endri ka adrenalinë. Ajo që unë kam veçuar nga Endri Prifti është shpirti i tij i bardhë, i dëlirë dhe i vërtet. Shpirti që ka Endri, nuk besoj se e ka njeri tjetër në këtë botë.

Endri: Unë te Ola vlerësoj sinqeritetin e saj, të vërtetën e saj. Është si shpirt. E dua shumë.

Ola: Kënga që preferoj t’i dëgjoj Endrit? “E poshtër”. Është kënga ime. Mua më ka ardhur ky tekst në orën 4-5 të mëngjesit. Ne ishim zënë, se zihemi kështu (qesh)… Isha në ato momentet e mia që nuk e besoja se mund të të donte njeri aq shumë dhe kisha ato momentet e mia. I thoja: ‘Si të gjithë edhe ti. I thua këto fjalët si të gjithë meshkujt’. Bëjnë sikur të duan dhe në fakt s’të duan. Kur më vjen teksti isha: ‘Uau’. Ishte një moment shumë i bukur për mua.

ola bruko endri prifti

Lini një Përgjigje