Showbiz10 Mars 2023, 11:09

Vaj ulliri dhe krem kundër diellit, JLo nuk pranon të ketë kryer ndërhyrje kundër rrudhave

Shkruar nga Pamfleti

Vaj ulliri dhe krem kundër diellit, JLo nuk pranon të ketë kryer

Ndërkohë që Jennifer Lopez ishte deri vonë një ikonë, tashmë duket se fansat e saj kanë filluar të zhgënjehen me të.

Ylli latin nuk është aq natyrale sa pretendon.

Së fundmi ajo është përballur me kritika të ashpra nga disa persona në internet, të cilët kanë pohuar se ka “abuzuar” me acidin hialuronik, si dhe me metoda të tjera, siç është botox-i. Ndonëse zakonisht nuk u përgjigjet këtyre komenteve, këtë herë JLo vendosi të flasë dhe të mbrohet.

Gjatë një dalje në emisionin “El gordo y la flaca”, një fanse ka komentuar se “ka shkuar shumë larg me injeksionet e botoksit”. Më pas ajo u përgjigj se nuk kishte bërë kurrë botoks, apo operacion dhe se pamja e saj ishte thjesht rezultat i fytyrës së saj natyrale. Ajo gjithashtu e këshilloi atë të ishte më pozitive me njerëzit.

Jo shumë kohë më parë, një tjetër zbulim doli në dritë nga një TikToker. Jennifer Lopez ka pohuar deri më sot se sekreti pas lëkurës së saj “perfekte” fshihet në kuzhinën e të gjitha amvisave.

Konkretisht, ylli latin është pyetur nga audienca e saj për rutinën e bukurisë që ndjek dhe e mban lëkurën në gjendje perfekte, ndërsa ajo u përgjigj se e vetmja gjë që vendos në fytyrë, përveç kremit kundër diellit dhe hidratuesit, është vaji i ullirit.

“Është një sekret që e kam përdorur gjatë gjithë këtyre viteve, sepse me të vërtetë funksionon. Vaji i ullirit. Gjithashtu, një gjë që do t’i inkurajoja të gjithë të bëjnë që në moshën 15-vjeçare, madje edhe më të rinj, është të përdorin krem ​​kundër diellit çdo ditë”, tha ajo dikur për Page Six.

Duke parë fotot që Jennifer Lopez poston në llogarinë e saj personale në Instagram, lëkura e saj duket pa rrudha.

Vaj ulliri dhe krem kundër diellit, JLo nuk pranon të ketë kryer Vaj ulliri dhe krem kundër diellit, JLo nuk pranon të ketë kryer

jlo botox