Showbiz30 Nëntor 2023, 09:44

Velina e Fiks Fare: Kam rënë në dashuri me Sardi Strugaj

Shkruar nga Pamfleti

Velina e Fiks Fare: Kam rënë në dashuri me Sardi Strugaj

Të ftuara në emisionin “Pardon My French” (ditën e djeshme) kanë qenë velinat e Fiks Fare, Marinela Bici dhe Kejsi Kokeri.

Bukuroshet kanë zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tyre në emisionin investigativ dhe kanë zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e tyre personale dhe jo vetëm…

Gjatë intervistës vajzat u pyetën se kë nga djemtë e ekranit kanë ‘fiksim’ apo ‘celebrity crush’. Vajzat zbuluan emrat e djemve….

Kejsi: Ledri Vula.

Marinela: Unë do thoja Sardin. Nuk e di sa herë e kam dëgjuar këngën e tij të re “Deti”.

Jonida: Ke rënë në dashuri me këngën, apo me Sardin?

Marinela: Me të dy.

Elona: Duke qenë që Sardi është në Top Channel në “Dancing With The Stars” e ke takuar?

Marinela: Një herë.

Elona: Ia ke thënë apo t’ia themi ne?

Marinela: Nuk ia kam thënë.

velina sardi strugaj