TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Nëntor 2025, 15:26

“Vetëm” 40 vite më i ri, Cher flet për të dashurin e saj: Kërkova një burrë dhe një fëmijë dhe mora çfarë desha

Shkruar nga Pamfleti

“Vetëm” 40 vite më i ri, Cher flet për të

Legjenda e muzikës pop, 79-vjeçarja Cher, ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Alexander “AE” Edwards, 39-vjeç, gjatë një interviste me Gayle King në emisionin CBS Mornings më 4 nëntor. Artistja nuk e konsideron diferencën prej 40 vitesh një problem.

“Çfarëdo që të thonë të tjerët… ata nuk jetojnë jetën time,” tha Cher. “Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh, por ne thjesht e kalojmë shumë mirë.”

Ajo shtoi se Edwards nuk ka problem me moshën: “Ai thotë: ‘Ti plakesh, por shpirti yt mbetet i ri’.”

Përse funksionon marrëdhënia e tyre?

Për Cher-in, është thjesht gëzim dhe dashuri: “Ne qeshim gjithë kohën. Unë thjesht e dua atë.” Ajo gjithashtu e përshkroi Edwards si “një nga njerëzit më të talentuar që kam njohur”.

Përveç lidhjes romantike, Cher ka krijuar një marrëdhënie të ngrohtë me djalin 6-vjeçar të Edwards, Slash. “Unë kisha thënë: ‘Zot, më jep një fëmijë dhe një burrë’ dhe mora saktësisht atë që kërkova,” tha ajo duke qeshur.

Gjatë intervistës, Cher foli edhe për markën e saj të akullores, Cherlato, duke zbuluar se disa shije krijohen direkt në kuzhinën e saj. “Po i shijoja të gjitha, nga njëra tek tjetra. Kemi rreth 10 shije çokollate dhe po vazhdojmë të punojmë mbi to,” shpjegoi ajo.

Artistja nënvizoi se nuk dëshiron të shfrytëzojë emrin e saj vetëm për të shitur produkte: “Njerëzit besojnë tek unë dhe unë nuk dua që kjo të ndryshojë,” deklaroi Burlesque star.

cher i dashuri alexander edwards

Lini një Përgjigje