
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj dyshohet se i kanë dhënë fund lidhjes. Këto dyshime janë ngjallur pasi Xhensila ka ndërprerë kontratën me menaxherin Faton Shoshi, i cili është mik dhe njëkohësisht menaxher i Ledrit.
Një tjetër detaj që përforcon këto dyshime është fakti se artistja ka konfirmuar rikthimin e bashkëpunimit me menaxherin e saj të mëparshëm, Elsamed Senaj, duke shënuar kështu një ndryshim të qartë në drejtimin e saj profesional.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për statusin e marrëdhënies, këto lëvizje kanë shtuar dyshimet se raporti mes dy artistëve mund të ketë marrë një kthesë përfundimtare.
Lini një Përgjigje