TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Mars 2025, 11:27

Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother, ja kur shpallet fituesi

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother, ja kur shpallet

Gjatë Prime-t të mbrëmshëm, moderator Ledion Liço premtoi se në spektaklin e të shtunës do të zbulonte datën e finales së madhe të Big Brother Vip Albania 4.

Meqë jemi ‘një hap’ më përpara, bëmë disa llogari të thjeshta dhe po e zbulojmë datën. Epo, finalja e shumë pritur do të jetë më 26 prill, si sot, një muaj më pas.

Duke llogaritur eliminimet, por edhe zgjedhjet e 11 Majit, del data e saktë. Për më tepër që pas finales janë edhe dy ‘post-Big Brother’, e më pas ekranet televizive merren me fushatën zgjedhore. Ndaj data 26 prill është edhe dita kur do të shohim fituesin e shfaqjes reality, edicioni i katërt.

Kur të afrohet finalja, do mund t’ju bëjmë edhe parashikimin e fituesit, që ta keni më të thjeshtë për të vënë baste me miqtë…./Pamfleti

finalja big brother vip albania 4

Lini një Përgjigje