Showbiz25 Mars 2023, 21:16

Zbulohet data e finales së madhe së Big Brother Vip 2

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet data e finales së madhe së Big Brother Vip 2

Vëllai i Madh ka futur një Zarf të Kuq brenda shtëpisë ditën e sotme.

Përmbajtja e tij është lexuar gjatë ‘Prime-t’, ku banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2. 6 Maji, është caktuar si data e finales së madhe.

Arbana ka njoftuar se çmimi aktual është 62 mijë euro, por këto 40 ditë do të shërbejnë për të rikuperuar çmimin e madh.

Kush arrin në finale merr 10 mijë euro secili, prej finalisteve.

Banorët do të kenë kohë deri të martën, për të marrë një vendim nëse duan ta vazhdojnë lojën apo jo deri në 6 maj.

Banorët gjithashtu janë surprizuar gjatë mbrëmjesnga një video realizuar nga Vëllai i Madh, ku ata panë të gjitha momentet e tyre brenda shtëpisë gajtë këtyre 91 ditëve.