Showbiz25 Mars 2023, 14:32

Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot

Shkruar nga Pamfleti
Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot

Kiara dhe Olta janë “kokë më kokë” në nominim. Teksa moderatorja ishte duke bërë gati valixhet, Luizi është prekur duke derdhur dhe lot. Kiara e ka pyetur pse qan por ai nuk i ka kthyer përgjigje, teksa shihte i përhumbur valixhet e saj.

Më herët Luizi deklaroi se nëse moderatorja do të linte shtëpinë, bashkë me të do të dilte dhe ai megjithatë, Kiara arriti ta bindte që të qëndronte. Kiara ndihet më e rrezikuar në këtë nominim dhe për këtë arsye Luizi ndjen se këto ishin ditët e fundit të tyre bashkë.

Nata e mbrëmshme nuk ka qenë aspak e mirë për Kiarën dhe Luizin, të cilët janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin.Kiara ka shpërthyer në lot pasi Luizi i ngriti zërin, ndërsa pasi Luizi shkoi për tu sqaruar ajo i tha se nuk donte ta shihte pasi ishte e prekur shumë.

“Më ka bërë si lolo ky mua. Kujt i fishkëllen ky more, kush është ky? Ka mundësi të ikësh? Nuk dua të të dëgjoj fare, Kaq! Jam shumë e prekur! Nuk dua të të shoh fare, më bërtiske ti mua, po kush je ti. E kupton që nuk lejoj as mamin dhe as babin tim që të më bërtasë. Hera e fundit që më bërtet, kaq po të them Luiz! Ik që këtu, nuk dua të të flas fare! Edhe sikur të jetë nata e fundit, as që më intereson hiç. Kujt i fishkëllen ti? Kujto kë ke përballë, mëso të komunikosh. Nuk jam një qen rrugë unë, aty përballë teje isha po të dëgjoja”- tha Kiara.

#bbvip