TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Shtator 2025, 12:31

Zbulohet “hëna e dytë” e Tokës

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet “hëna e dytë” e Tokës

Astronomët kanë zbuluar një objekt të pazakontë hapësinor që shoqëron Tokën: bëhet fjalë për një asteroid, me diametër rreth 19 metra, i titulluar 2025 PN7, i cili ka qenë pranë Tokës për rreth 60 vjet dhe pritet të qëndrojë edhe për të paktën gjysmëshekulli tjetër.

Asteroidi ka hyrë në një rezonancë me orbitën e Tokës, duke krijuar iluzionin se është në orbitë rreth planetit, edhe pse teknikisht nuk është një satelit.

Sipas astrofizikantëve, objekte të tilla janë natyrale dhe përbëjnë një fashë asteroidësh në zonën ku sistemi Tokë-Hënë orbitojnë rreth Diellit.

Zbulimi është publikuar në revistën Research Notes të American Astronomical Society, duke u bazuar në rezultatet e Observatorit Pan-STARRS në Hawaii.

Lini një Përgjigje