TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Shtator 2025, 15:38

I fiksuar me korrektesën/ Prifti nis ceremoninë e kurorëzimit, nusja ishte ende jashtë kishe

Shkruar nga Pamfleti

I fiksuar me korrektesën/ Prifti nis ceremoninë e kurorëzimit,

Në kishën e Sant’Ambrogio-s në Itali, dasma e një çifti të ri u bë një nga ngjarjet më të përfolura, pasi prifti I famullisë vendosi të fillonte ceremoninë e dasmës pa pritur nusen, e cila ishte ende jashtë kishës. 

“E kisha njoftuar tashmë se do të filloja kur të binin kambanat. Nuk ishte e mundur të mbaja një grup të tërë besimtarësh në pritje”, shpjegoi Ati Doglio.

Prifti, për të cilin thuhet se nuk ishte hera e parë që tregohej i përpikte më orarin, nuk e priti nusen as 15 minuta zyrtare dhe e filloj shërbesën vetëm pas tri minutash.

“Nuk është çështje dasmash apo pagëzimesh, por respekti për të pranishmit”, deklaroi prifti.

Kur shërbesa filloi pa nusen, një ndjenjë sikleti thuhet se u përhap mes të ftuarve dhe atmosfera u bë edhe më e tensionuar për shkak të mungesës së këngës tradicionale Ave Maria, që këndohet shpesh në dasma.

Korrektesa si parim

Sipas shumë priftërinjve, kjo nuk është hera e parë që don Doglio tregon mungesë fleksibiliteti në çështjet e orarit. “Nuk është një çështje martese apo pakëzimi, -deklaroi ai-, por për respekt ndaj të pranishmëve. Mesha e së dielës është një moment i shenjtë edhe për ata që nuk janë pjesë e një dasme.”

Prifti i kishte propozuar çiftit një tjetër orar, për të evituar fluksin e njerëzve, por meqë nuk kishte marrë miratimin e tyre, kishte insistuar fort tek korrektesa, duke u kërkuar madje që të shënonin edhe tek ftesat një orar më të hershëm, për të shmangur vonesat e mundshme.

Sipas disa dëshmive, nusja ishte jashtë kishe, por u vonua nga rregullimi i detajeve të minutës së fundit.

prifti korrektesa

Lini një Përgjigje