TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Nëntor 2025, 15:28

“Zegjineja do ishte më mirë në Big Brother”, Ronaldo Sharka: Do kuptonim pse është kaq e pashkolluar

Shkruar nga Pamfleti

“Zegjineja do ishte më mirë në Big Brother”, Ronaldo

Ronaldo Sharka duket se ka gjetur ‘talentin e fshehur’ të Zegjine Çaushit. I ftuar në “Shqipëria Live” Naldi aludoi se kush mund të ishte pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother Vip”.

Sharkës iu tregua dhe fotoja e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi, e njohur për lapsuset e saj dhe marrëdhëniet e këqija me matematikën.

Sipas Sharkës, “Big Brother” do i shërbente më shumë Çaushit, se sa po i shërben politika:

“Do kuptonim pse Zegjineja është kaq e pa shkolluar. Ndoshta ka trauma. Vërtet ka diplomë por edhe një kushëriri im ka diplomë po e ka marrë në universitet privat, me gjëra të tjera… Ndoshta kjo vajzë ka një arsimim qoftë social, qoftë kulturor. ‘Big Brother’ do e ndihmonte më shumë se sa politika. Por gjithsesi Zegjineja është shumë e rëndësishme për Partinë Socialiste. PS të lëshon për SPAK-un por jo për në Big”– tha Sharka.

 

Lini një Përgjigje