TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Nëntor 2025, 15:12

Çudit analisti: Do bëj fëmijë me marrëveshje me një kolege

Shkruar nga Pamfleti

Çudit analisti: Do bëj fëmijë me marrëveshje me

Analisti i ‘Top Story’ Arjan Curri ishte përballë Grida Dumës, kësaj radhe si i intervistuar.

Curri ka folur, si rrallë herë për jetën e tij: familjen, shkollën dhe faktin që ka zgjedhur të jetojë beqar.

Duma e pyeti lidhur me ndërtimin e një familje dhe nëse dëshiron të jetë baba.

Për Arjanin të bërit baba është një peshë shumë e madhe dhe duhet të vijë vetëm kur ka dashuri të konsoliduar. Në të kundërt, mund të bëhet baba me marrëveshje, falë një kolegeje të tij dhe kujdesi për të do ishte nga distanca:

“Po jam duke folur me një kolegen time tani, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për të dhe fëmijën tim me të në një lloj distance”, tha Curri, në dukje serioz.

Curri: Kam një gjë unë o Grida që arrij një gjë dhe them 'kjo është? Ç’është kjo, nuk është për mua'. E lëmë. Prandaj them, unë ruaj të tjerët nga vetja. Sepse unë mund të bëj martesë, mund të bëj edhe fëmijë dhe të them pastaj 'kjo është?'. Kjo nuk është për mua. 

Duma: Kjo do të thotë që s’duhet ta provosh fare që të bësh fëmijë? 

Curri: Te fëmija nuk duhet të bësh shaka, nëse te këto të tjerat ka një lloj falje. 

Duma: Pra ti je në gjendje të thuash më mirë nuk bëhet baba fare, sesa...

Curri: Po, ose do të bëhesha me marrëveshje.

Duma: Të tipit?

Curri: Po jam duke folur me një kolegen time tani, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për të dhe fëmijën tim me të në një lloj distance. 

Duma: Si e zgjodhe atë kolegen? 

Curri: Më zgjodhi ajo mua. Është femër, grua që nuk më bezdis, respekton karakterin tim për një hapësirë.

 

arjan curri baba marreveshje

Lini një Përgjigje