TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shtator 2024, 11:26

‘Zhduket’ nga ekrani, por jo nga rrjetet sociale; Egla Ceno: Gjejeni pak kush nga VIP-sat…

Shkruar nga Pamfleti

‘Zhduket’ nga ekrani, por jo nga rrjetet sociale; Egla Ceno: Gjejeni

Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të “Big Brother Vip”, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Mirëpo së fundmi ajo është rikthyer me një pyetje e cila ka zgjuar kuriozitet tek fansat. “Gjeni kush nga VIP-sat më ka block dhe pse”,- i ka pyetur Egla fansat e saj.

Përgjigjet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet dhe sigurisht shumica lidheshin me BBV, e jo vetëm edicionin e shkuar po dhe për personazhet e dy edicioneve të para. Nga Luizi, Olta, Iliri deri te “bashkëjetuesit” e saj për më shumë se 4 muaj përgjigjet janë parë si fyerje dhe ironi.

Kujtojmë që brenda shtëpisë së BBV, aktorja ka pasur përplasje të forta me shumë nga banorët. Mirëpo Egla akoma nuk e ka konfirmuar se kush i ka bërë bllok në rrjete sociale. Edhe pse u bënë 3 muaj nga përfundimi i “Big Brother Vip3”, ish-banorët e atij edicioni vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për publikun.

Së fundmi është bërë e ditur se dy finalistët e “reality show-t” janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale. Egla u takua me Jul Dedën, për të cilët u fol se do të jenë drejtues të emisionit “Fiks Fare”, por që, në fakt, nuk ndodhi.  

Ky takim, i pa zbuluar deri më tani, ka ngjallur shumë kureshtje për atë që ka ndodhur mes dy ish-banorëve. Ky fakt ka ndezur spekulimet rreth bisedës mes dy finalistëve, duke qenë se dy aktorët, edhe pas BBV kanë hedhur kunja të vazhdueshme për njëri-tjetrin.

Fakti që Egla u la jashtë “Fiks Fare” ka ngritur dyshime të mëdha. Pas fitores së saj, të shumtë ishin ata që menduan se aktores do t’i besohej drejtimi i këtij formati. Ndaj dhe duhet thënë se kalimi i Xhemit tek emisioni investigativ, habiti jo pak publikun. Pak javë pas përfundimit të “Big Brother”, Egla u pa edhe në një takim informal me Ledionin, çfarë edhe na bëri të mendojmë se temë e diskutimit ishte edhe karriera e Eglës, pranë Top Medias. Por duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Egla jo vetëm që nuk u mor për drejtimin e Fiksit, por nuk do të jetë pjesë as e filmave që produksioni do të realizojë. Duke e ditur këtë vendim të stafit, aktorja ka vijuar me karrierën e saj, duke u rikthyer në set, këtë herë larg produksionit të “Top”-it. Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të të “Big-Brother Vip”, vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes nga mediat dhe rrjetet sociale.

Kujtojmë që Egla doli në finale me Julian Dedën dhe Romeo Veshajn, por ajo arriti t’i mundte djemtë dhe ja doli të ishte femra e dytë fituese në të gjithë historinë e BB shqiptar, dhe e para për BBV.

egla ceno quiz

Lini një Përgjigje