Showbiz11 Mars 2023, 15:54

“Zot na ruaj mendtë e kokës”, Sabiani shpërthen në lot, tregon gabimin që ka bërë ndaj vajzës së tij para se të futej në BBV

Shkruar nga Pamfleti

“Zot na ruaj mendtë e kokës”, Sabiani shpërthen

Pak ditë para se të futej në shtëpinë e BBV, Sabiani ka hequr nga ndjekësit në Instagram të bijën, Keisin. Kjo për shkak të gjendjes në të cilën ai ndodhej për historinë e dashurisë që e bija po krijonte me Kristin brenda shtëpisë.

Si duket Sabiani është penduar. Mbrëmjen e të premtes, gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, Sabiani është përlotur kur është pyetur gjatë një loje të organizuar cila është gjëja më e çmendur që ka bërë.

“Kjo e fundit në Instagram, i bëra diçka para se të futesha. O Zot na ruaj mendt e kokës”, shprehet Sabiani teksa përlotet dhe shihet Keisi që bën një reagim të çuditshëm ku duket se nuk kupton asgjë nga ajo që ka ndodhur.

“Zot na ruaj mendtë e kokës”, Sabiani shpërthen

bbv