TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Qershor 2025, 14:03

Gazetarja e revistës Class reagon ndaj fjalëve të G Banit, reperi i kthehet Alketa Vejsiut: Diktatore!

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja e revistës Class reagon ndaj fjalëve të G Banit, reperi

Dy ditë më parë, përmes një postimi në rrjete sociale, G Bani habiti ndjekësit me një postim të tij.

Në Instagram Story, ai listoi plot 12 pika për të gjitha femrat që mund të bien në dashuri me të, duke u paraqitur si i sinqertë, brutal dhe pa filtra.

Mesazhi i tij filloi me fjalët: “Të nderuara k*rva! Para se të bie sërish në dashuri me ndonjëren prej jush,” duke listuar më pas arsyet e tij përse po i cilëson k*urva ato vajza.

Lidhur me këtë, erdhi një reagim nga gazetarja e revistës class, por jo nga vetë Alketa Vejsiu.

Në një postim të gjatë në Instagram, Kristina Hasa i është drejtuar drejtpërdrejt me një letër të hapur G Banit, ku kritikon qasjen e tij ndaj grave dhe mënyrën se si ai kërkon dashuri. Ajo thekson:

“Para se të kërkosh dashuri, mëso si ta thuash fjalën ‘grua’ pa e zhytur në baltë.”

Postimi i Kristinës vijon me një analizë në 12 pika, ku ajo i përgjigjet një për një deklaratave të G Banit për veten, si: “Nuk kam para”, “Jam i papunë”, “Nuk pi drogë”, “Jam shumë xheloz”, “Nuk godas femër”, e deri te “Po të putha në buzë, dmth të dua”.

Ajo i konsideron këto si një formë vetëjustifikimi dhe manipulimi emocional që, në vend të dashurisë së sinqertë, shfaq pjekuri të pamjaftueshme dhe mungesë përgjegjësie. Në fund të postimit, gazetarja e përmbyll me një ton kritik por i adresuar drejt reflektimit:

“Ti ke shkruar një manual vetëjustifikimi për burrin që kërkon të dashurohet pa pjekuri, pa përpjekje, por me drama, paranoja dhe pasivitet emocional.”

Pas kësaj, G Bani reagoi përmes disa Instagram Story, drejtuar gabimisht Alketës, nisur nga pronësia e revistës Class,  ku shpjegoi se përdorimi i fjalës fyese nuk ishte i drejtuar ndaj të gjitha grave, por vetëm ndaj disa individëve që, sipas tij, mund të jenë edhe burra. Ai theksoi se nuk i konsideron gratë si pronë dhe se nuk ishte qëllimi i tij të fyejë gjithë gjininë femërore.

Gazetarja e revistës Class reagon ndaj fjalëve të G Banit, reperi

g bani alketa vejsiu

Lini një Përgjigje