TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2026, 19:30

2 ditë para “finales së madhe”, Arturo Vidal i dërgon mesazhin e veçantë skuadrës shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

2 ditë para “finales së madhe”, Arturo Vidal i dërgon

Butrinti i Sarandës përballet këtë fundjavë me Orikun në një ndeshje vendimtare për fatin e sezonit. Takimi i fundit në Grupin B të Kategorisë së Dytë konsiderohet si një “finale”, ku skuadrës sarandiote i mjafton edhe një barazim për të siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Në prag të kësaj përballjeje, klubi i Butrintit ka publikuar një video-mesazh surprizë, i cili ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Në video shfaqet ish-mesfushori i njohur Arturo Vidal, i cili ka luajtur për klube të mëdha si Juventus, Bajern Mynih dhe Barcelona.

Vidal i drejtohet ekipit me një mesazh mbështetës, duke i përshëndetur dhe duke i inkurajuar për të arritur fitoren në këtë sfidë vendimtare.

Një përshëndetje për ekipin e Butrintit dhe shpresoj që të ngjiteni sa më shpejt. Shumë bekime nga ana e Arturo Vidal. Jepni gjithçka. Forca se mund t’ia dilni, kështu që shumë kurajo”, shpreh Vidal.

Butrinti e shpërndau video duke shkruar: “Nga Kili i largët, një emër i madh i futbollit botëror i bashkohet zemrës së Sarandës!  Mbreti Arturo Vidal na ka dërguar një mesazh të veçantë për Butrintin tonë të dashur, duke na dhuruar emocione dhe motivim në këtë moment kaq të rëndësishëm! Ky është më shumë se një urim… është një shtysë për të besuar edhe më shumë te ëndrra jonë! Një qytet, një skuadër, një qëllim! Forca Butrinti!”

Takimi mes Butrintit dhe Orikut është planifikuar të zhvillohet të dielën, duke nisur nga ora 14:00. Kjo ndeshje përmbyll garat në Grupin B të Kategorisë së Dytë dhe do të përcaktojë përfundimisht ekipet që avancojnë.

 

 

arturo vida ish-mesfushori kilian butrinti

Lini një Përgjigje