TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2023, 22:12

4 gola dhe 4 asiste në 20 ndeshje me Gallatasarajin, Milot Rashica protagonist në Turqi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

4 gola dhe 4 asiste në 20 ndeshje me Gallatasarajin, Milot Rashica

Milot Rashica po kalon një moment fantastik te turqit e Gallatasarait. Mesfushori kosovar gjeti golin e dytë radhazi në kampionat, teksa arriti të realizonte në minutën e 63 në duelin ndaj Alaniasporit.

26-vjeçari përshëndeti rrjetën pas asistit të Adekugbe, duke çuar peshë zemrat e tifozëve miq dhe duke ngritur shifrat në 1-4.

Ky ishte goli i katërt në 20 ndeshje për Rashicën, që gjithashtu ka arritur të regjistrojë edhe 4 asiste, ku së bashku me yjet e tjerë si Ikardi, Zaniolo, Mertens, etj, po udhëheqin denjësisht Gallatasarajin drejt titullit kampion.

milot rashica mesfushori kosovar gallatasaraji

Lini një Përgjigje