Sport21 Qershor 2023, 19:10

4 ndeshje pezullim për Murinjon dhe 50 mijë euro gjobë për Romën, UEFA del me vendimin zyrtar për incidentet në finalen e Ligës së Europës

Shkruar nga Pamfleti

4 ndeshje pezullim për Murinjon dhe 50 mijë euro gjobë për

UEFA ka gjobitur Romën dhe e ka dënuar Zhoze Murinjon me katër ndeshje pezullim, pas asaj që ndodhi në fundin e finales së Europa Ligës ndaj Sevijas.

Trajneri portugez nuk e priti mirë humbjen dhe u filmua duke fyer arbitrin Entoni Tejlor në një parking pas ndeshjes. Më pas gjyqtari anglez u ofendua edhe nga tifozët e skuadrës italiane.

UEFA njoftoi sot se Murinjo është pezulluar me katër ndeshje në garat e klubeve të UEFA-s për fyerjet e tij ndaj Tejlor. Roma ka siguruar kualifikimin në Europa Ligë për sezonin e ardhshëm, ndaj do të mungojë në katër ndeshjet e para të fazës së grupeve. Nuk mjafton me kaq, pasi klubi u gjobit me 50.000 euro, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara në “Pushkash Arena” (Budapest) të Hungarisë.

zhoze murinjo roma uefa