TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2023, 16:25

Shqipëria feston fitoren ndaj Ishujve Farie me këngën e Adem Jasharit, Taulant Seferi në rolin e “solistit” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria feston fitoren ndaj Ishujve Farie me këngën e Adem

Kombëtarja shqiptare fitoi 1-3 në transfertë ndaj Ishujve Faroe, për raundin e tretë të grupit ‘E’ kualifikues të “EURO 2024”, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Në Torshavn, kuqezinjtë e Silvinjos prodhuan lojë dhe raste të mira, duke marrë vendin e dytë në grup, kjo edhe falë fitores me përmbysje 3-2 të Moldavisë me Poloninë.

Pas këtij suksesi, në Ishujt Faroe, festa e kuqezinjve ka qenë e veçantë, teksa ekipi ia ka marrë këngëve patriotike.

Edhe me “Skënderbeun” midis tyre, dëgjohet kënga e Adem Jasharit, “Mora Fjalë”. Taulant Seferi duket në rolin e ‘solistit’, të cilin kuqezinjtë e tjerë e shoqërojnë. Atmosferë e zjarrtë te kuqezinjtë, nga fusha e futbollit te muzika.

kombëtarja shqiptare fitorja ndaj ishujve faroe

Lini një Përgjigje