TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2024, 19:02

“A jam si Kristiano Ronaldo?” Kilian Mbape: Më vjen keq, por kam një hall tjetër

Shkruar nga Pamfleti

“A jam si Kristiano Ronaldo?” Kilian Mbape: Më vjen keq, por

Kilian Mbape më në fund ia doli të kthehet në variantin e tij të zakonshëm, atë të golashënuesit. Sulmuesi francez shënoi golat e tij të parë për Realin në kampionat që pas transferimit në “Santiago Bernabeu”.

Francezi nuk kishte arritur ta tundte rrjetën në tri ndeshjet e para, por dje shënoi dopietë, i ndihmuar edhe nga Vinisius, i cili i lejoi të gjuante penalltinë e fituar prej tij.

Duke folur pas ndeshjes për rezultatin, Mbape dha një përgjigje interesante kur e krahasuan me Kristiano Ronaldon. 25-vjeçari i hodhi poshtë krahasimet me idhullin e tij të fëmijërisë.

Nuk e ndiej aspak presionin. Nuk mendoj për Kristianon, me gjithë respektin për të. CR7 është idhulli im, por unë nuk ndjek askënd. Nuk e dua atë presion. Unë dua të jem Kilian. Unë kam presion vetë sesi të përshtatem në këtë skuadër”.

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje