sulmuesi francez

Masakroi në votim të gjithë rivalët, Karim Benzema shpallet “Lojtari i Vitit”, ja me sa pikë diferencë fitoi çmimin sulmuesi francez - Sport
Sport25 Gusht 2022, 21:06

Masakroi në votim të gjithë rivalët, Karim Benzema shpallet “Lojtari i Vitit”, ja me sa pikë diferencë fitoi çmimin sulmuesi francez

Shkruar nga Pamfleti
Masakroi në votim të gjithë rivalët, Karim Benzema shpallet

Masakroi në votim të gjithë rivalët, Karim Benzema shpallet “Lojtari i Vitit”, ja me sa pikë diferencë fitoi çmimin sulmuesi francez

Askush nuk ka dyshime që Karim Benzema ka qenë lojtari më i spikatur i edicionit të kaluar futbollistik, teksa udhëhoqi Realin e Madridit drejt titullit kampion në La Liga e sidomos Ligën e Kampioneve në Europë. Për këtë arsye, me një votim ku ka “masakruar” me diferencë të thellë çdo kundërshtar, Benzema u shpall fituesi i trofeut “Lojtari i vitit” nga UEFA në ceremoninë e sotme në Stamboll. 

 Sulmuesi francez mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, duke qenë jashtëzakonisht i shkëputur nga Kevin De Bryjn, i cili ishte i dyti me vetëm 122 pikë. Në vendin e tretë u rendit shoku i tij i skuadrës te Reali, portieri Tibo Kurtua me 118 pikë, ndërsa i katërti ishte Robert Levandovski me 54 pikë. 

“Jam shumë i lumtur, është hera e parë që fitoj këtë trofe, por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitoj trofe me skuadrën. Ançeloti është trajneri më i mirë në botë, ai i bën gjërat si duhet me çdo lojtar, na jep besim dhe të tregon çfarë të bësh para çdo ndeshje”, tha Benzema pasi u ngjit në skenë për të marrë trofeun. 

Sport Karim Benzema Reali i Madridit sulmuesi francez