TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2024, 16:04

Agim Ademi konfirmon arritjen e marrëveshjes me portierin e Ajaksit, tjetër afrim “BIG” te kombëtarja e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Agim Ademi konfirmon arritjen e marrëveshjes me portierin e Ajaksit,

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “A PLAY” në “ATV”, ka treguar se janë në kontakt edhe me portierin e Ajaksit, Diant Ramaj, për të cilin thotë e sheh se shumë shpejt do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Ky pritet të jetë një tjetër afrim “big” te Kosova, pas mesfushorit Rexhbeçaj.

Agim Ademi konfirmon arritjen e marrëveshjes me portierin e Ajaksit,

Kemi kontakte të më hershme. Dianti, edhe kur ka qenë më i ri në kategoritë e reja, është një specifikë e jashtëzakonshme, sepse edhe në kontaktin me babën e tyre dhe me përcjelljen e njerëzve tonë, të cilët janë për përcjelljen e lojtarëve, Dianti bashkë më vëllain e tij kanë qenë futbollistë dhe pas një pauze të tij një kohë të shkurtër 5-6 muajshe, është rikthyer dhe është rikthyer me dëshirën e tij si portier dhe ka arritur suksesin e madh.

Jemi në kontakt me babën e tij, i cili është njohës i mirë i futbollist dhe kujdeset për djalin e tij, jemi në kontakt, por fatkeqësisht është lënduar, pasi që u stabilizua në ekipin e tij. Po, jemi në kontakt dhe jemi shumë të interesuar për Diantin dhe e shoh shumë shpejt në ekipin tonë”, tha Ademi.

agim ademi presidenti i federatës kosvare të futbollit diant ramaj portieri i ajaksit

Lini një Përgjigje