Një avion C-130 është në gatishmëri të plotë në bazën ajrore të Elefsinës, i cili, nëse kërkohet, pritet të ndërmarrë transportin e tifozëve të plagosur të PAOK-ut nga Rumania në Greqi.
Kujtojmë se dje në mesditë shtatë tifozë të PAOK-ut humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident jashtëzakonisht tronditës me makinë në Rumani gjatë udhëtimit të tyre nga Greqia në Lyon të Francës, ku do të shijonin ndeshjen me ekipin e tyre të preferuar.
Në furgon ishin dhjetë persona mes tyre, dy me kombësi shqiptare, por me nënshtetësi greke. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar se Vasil Palo është një nga viktimat, ndërsa shqiptari tjetër G. Sadiku është i plagosur, por jashtë rrezikun për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë udhëtimit të tifozëve drejt Lyon-it të Francës, ku PAOK do të luajë një ndeshje të vlefshme për grupet e Europa League.
Sipas autoriteteve, furgoni që transportonte tifozët u përplas ballë për ballë me një kamion, pasi tentoi të parakalonte.
Një video e publikuar nga kamera e një automjeti tregon momentin dramatik kur furgoni devijon nga korsia dhe përplaset me kamionin.
Përplasja rezultoi fatale për shtatë tifozë, ndërsa shoferi i kamionit mbeti i plagosur rëndë.
Lini një Përgjigje