TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 08:12

"Ata ishin të lumtur që ndoqën PAOK-un"/ Humbën jetën në aksidentin në Rumani, dhimbje dhe lot për tifozët e PAOK

Shkruar nga Pamfleti

Pamjet e kapura nga kamera janë marramendëse. Përplasja është jashtëzakonisht e fortë. Mjeti u hodh nga rruga me forcë, ndërsa objekte të ndryshme u shkëputën nga furgoni.

"Ata ishin të lumtur që ndoqën PAOK-un"/ Humbën
Pamjet nga aksidenti

Shtatë tifozë të PAOK-ut u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident tronditës me makinë gjatë udhëtimit të tyre nga Greqia në Lyon të Francës, për të parë ekipin e tyre të preferuar, të enjten. 

Një kamera e një kamioni që lëvizte në rrugë ishte një dëshmi e pakundërshtueshme e aksidentit fatal me makinë që ndodhi dje në Qarkun Timiş, në rrugën DN6 - E70, pranë qytetit Lugojelul, në Rumani. 

Furgoni i zi me dhjetë tifozët e PAOK-ut sapo kishte kaluar kamionin me kamerën e makinës, pastaj duket se furgoni po lëviz drejt korsisë së djathtë, por papritmas automjeti kthehet në trafikun që vjen përballë dhe përplaset ballë për ballë me një kamion që kalon.

Sipas të dhënave në furgon ishin dy shqiptarë, ku 29-vjeçari Vasil Palo me origjinë nga Korça, thuhet se ka humbur jetën. Ndërsa shqiptari tjetër Genci Sadiku fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet mes të plagosurve. 

"Ata ishin të lumtur që ndoqën PAOK-un"/ Humbën
Vasil Palo

Pamjet e kapura nga kamera janë marramendëse. Përplasja është jashtëzakonisht e fortë. Mjeti u hodh nga rruga me forcë, ndërsa objekte të ndryshme u shkëputën nga furgoni.

Mënyra se si ndodhi aksidenti ngre dhjetëra pikëpyetje rreth asaj që ndodhi realisht dhe furgoni ishte në sensin e kundërt të trafikut ndërsa dukej se po kthehej, pasi kishte parakaluar, në korsinë e djathtë të trafikut.

Sipas informacioneve, përplasja fatale vrau menjëherë gjashtë pasagjerë të furgonit, ndërsa tre u plagosën dhe po trajtohen në një spital në Timishoara të Rumanisë.

Brenda furgonit me qira ndodheshin dhjetë persona, nga Selaniku, Aleksandria e Katerini dhe sipas informacioneve, nga shtatë të vdekurit, tre janë nga Aleksandria, dy nga Katerini dhe dy të tjerë nga Selaniku.

Vasil Pilo jetonte prej vitesh me familjen e tij në Alexandria të Imathias, në Greqi.Miqtë e tij tregojnë se ai ishte një tifoz i përkushtuar i PAOK, i pranishëm në çdo ndeshje të skuadrës së zemrës, ndërsa udhëtimi drejt Francës ishte pjesë e kësaj pasioni.

"Ata ishin të lumtur që shkuan të ndiqnin PAOK"

Lajmi për tifozët e vdekur të PAOK-ut ra si bombë në të tre qytetet. Në Aleksandri, Imathia, një vello trishtimi mbuloi qytetin. Kryetari i bashkisë, Panagiotis Gyrinis, u shpreh i tronditur nga humbja e papritur e bashkatdhetarëve të tij dhe tifozëve të tjerë të PAOK-ut.

"Nuk kam fjalë. I gjithë qyteti ka rënë në zi, trishtimi është i madh. Janë fëmijë të vegjël, tifozë të PAOK-ut", tha Kryetari i Bashkisë së Aleksandrisë, duke shtuar se "tifozë të tjerë të PAOK-ut u larguan nga këtu për në Lion, disa me aeroplan, të tjerë me autobus".

Pronari i tavernës Sakis Lagogiannis përshkruan se të hënën në mbrëmje dy nga tre tifozët e PAOK-ut kishin udhëtar duke thënë se ishin të lumtur, ndërsa përmendi se nuk kishin humbur kurrë një ndeshje të ekipit të tyre të preferuar, madje as jashtë vendit.

"Ata e kanë pritur me ditë të tëra, nuk kanë humbur një ndeshje jashtë vendit. Janë afër ekipit të PAOK-ut, kanë qenë tifozë që kur ishin të vegjël, e ndjekin ekipin. Dy nga të tre kishin ardhur në dyqan, njërin prej të cilëve e kisha si punonjës", tha ai.

aksidenti fatal në rumani dalin pamjet ku humbi jetën i riu shqiptar paok

Lini një Përgjigje