TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 19:48

Priten reshje dëbore, ndryshon axhenda e supersfidës së Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Priten reshje dëbore, ndryshon axhenda e supersfidës së

Ka ndryshime në axhendën e javës së 20 të Kategorisë së Parë. Një prej sfidave i është ndryshuar zyrtarisht dita e zhvillimit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja e javës 20 të Kategorisë së Parë, Skënderbeu-Kastrioti, e planifikuar më 31 janar 2026, ora 16:30, do të zhvillohet ditën e premte, më 30 janar 2026, ora 13:30 në stadiumin “Skënderbeu”.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme që pritet të jenë të shtunën në qytetin e Korçës, ku parashikohet të ketë edhe reshje dëbore.

skënderbeu kastrioti kategoria e parë

Lini një Përgjigje