TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 17:04

Akuza të rënda për video skandalin seksual, mbrojtësi i Realit ndiqet penalisht për shpërndarje pornografie me fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Akuza të rënda për video skandalin seksual, mbrojtësi i

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Raul Asencio po ndiqet penalisht. Është Gjykata Hetuese numër 3 e San Bartolome de Tirajana që ka zyrtarizuar ndjekjen penale të futbollistit spanjoll.

Së bashku me këtë të fundit, po hetohen edhe ish-shokët tij në ekipin e të rinjve, Andres Garcia, Ferran Ruiz dhe Huan Rodriguez. Mbi Asencion dhe shokët e tij, rëndon akuza e regjistrimit të imazhieve seksuale të dy vajzave, njëra prej të cilave e mitur. Madje, kanë shpërndarë videot pa pëlqimin e tyre.

Sipas një raporti nga Gjykata e Lartë e Ishujve Kanarie, gjyqtari që po ndjek çështjen ka lëshuar një urdhër, duke i dhënë fund hetimit dhe zyrtarizon procedurat penale ndaj të dyshuarve.

Në këto kushte, Prokuroria ka të drejtën e ngritjes së akuzave dhe hapjen e gjyqit. Parashikuar në Kodin Penal në Spanjë, mbrojtësi i kampionëve në fuqi të La Liga, Asencio dhe të tjerët akuzohen për 4 vepra penale.

 

raul asencio mbrojtësi i realit të madridit

Lini një Përgjigje