TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2025, 17:42

Alen Sherri përfundon në Turqi, ish-portieri i Egnatias i pakënaqur nga minutazhi në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Alen Sherri përfundon në Turqi, ish-portieri i Egnatias i

Alen Sherri sezonin e kaluar u largua nga Kategoria Superiore për të luajtur në Serinë A. Megjithatë, minutazhi që portieri i Kombëtares shqiptare mori me Kaljarin sezonin që lamë pas nuk ishte i kënaqshëm.

Në prag të merkatos së verës, ish-portieri i Egnatias ka udhëtuar drejt Turqisë. Me një postim në InstaStory, shihet Alen Sherri me partneren e tij Razena Mehmeti në Stamboll të Turqisë.

Udhëtimi i tyre në Turqi mund të jetë një lëvizje e mundshme në merkato nga 27-vjeçari. Verën e vitit të kaluar, Sherri u transferua nga Egnatia te Kaljari për 300 mijë euro.

Alen Sherri përfundon në Turqi, ish-portieri i Egnatias i

alen sherri portieri i klajarit

Lini një Përgjigje