TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 16:20

Arbër Hoxha pret vendimin final të Dinamos së Zagrebit, 5 mln euro për sulmuesin shqiptar pas golit me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hoxha pret vendimin final të Dinamos së Zagrebit, 5 mln

Arbër Hoxha realizoi golin e vetëm për Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e “play-off”-it përballë Polonisë, sfidë që u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1. Megjithëse goli i tij nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar, paraqitja duket se ka rritur interesin për sulmuesin kuqezi në tregun e transferimeve.

Mediat polake raportojnë për një lëvizje të mundshme të Hoxhës drejt skuadrës së Uidzju Lodz. Sipas “meczyki.pl”, skuadra polake, ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Juljan Shehu, është e gatshme të investojë një shumë të konsiderueshme për të siguruar shërbimet e tij.

I njëjti burim e cilëson këtë si një “transferim të jashtëzakonshëm”, duke theksuar edhe kontributin e Hoxhës me gola dhe asiste te Dinamo e Zagrebit, ekip ku ai luan aktualisht.

Raportohet se kontaktet mes dy klubeve kanë nisur dhe Uidzju Lodz është gati të ofrojë rreth 5 milionë euro. Vendimi përfundimtar mbetet në dorën e Dinamos së Zagrebit, e cila pritet të vlerësojë ofertën në ditët në vijim.

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares uidzju lodz skuadra polake

Lini një Përgjigje