
Arbnor Muja po kalon një formë fantastike, teksa është kthyer në titullar absolut për skuadrën belge Rojal Antuerp.
Ylli shqiptar e nisi sërish nga minuta e parë ditën e sotme në ndeshjen përballë rivalëve për titull, Genk, dhe menjëherë arriti të kthehej në protagonist. Vetëm 5 minuta pas fillimit të ndeshjes, Muja hyri bukur në zonë dhe shtroi një top për sulmuesin Jansen, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë.
Sulmuesi 24-vjeçar dërgon të tjera sinjale pozitive përpara ndeshjeve të Kombëtares shqiptare përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe më 17 dhe 20 nëntor. Sigurisht, Muja pritet të jetë pjesë e listës dhe me performancat e fundit, një vend titullari nuk do të ishte aspak çudi.
Lini një Përgjigje