
Egnatia vazhdon marshimin në krye të Abissnet Superiore. Rrogozhinasit janë treguar cinikë ndaj Erzenit vendas, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1.
Heroi i ekipit të Edlir Tetovës ishte Zejnullai me golin e realizuar në minutën e 54. Top në zonë nga Mëllugja për Zejnullain, i cili kontrolloi dhe pastaj lëshoi një gjuajtje të shkëlqyer që u ndal pas krahëve të portierit Hasanbelli.
Në minutën e 84, një ndërhyrje e Fangajt ndaj Rohas bëri që gjyqtarja Rusta të shkonte të shihte pamjet në VAR për një karton të kuq apo penallti të mundshme për shijakasit. Problemet me monitorin vonuan vendimin e kryesores. Pas 9 minutash, gjyqtarja i tregoi kartonin e kuq Fangajt.
Me këtë fitore, Egnatia mban vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Erzeni renditet në ujëra të turbullta, në vendin e 8 me 13 pikë.
Lini një Përgjigje