
Bundesliga gjermane këtë sezon ka gjetur një lider të ri për momentin, ku gjithçka është nën efektin e “aspirinave”. Bajer Leverkusen, ku luan edhe Granit Xhaka, vazhdon formën perfekte në Bundesligë, duke shënuar tjetër fitore, ku sot triumfuan në shifrat 3-2 ndaj Hofenheimit në transfertë.
Leverkuseni shënoi dy gola në pjesën e parë me Virtz dhe Grimaldo, duke konfirmuar gjendjen e mirë të skuadrës së Ksabi Alonsos.
Në pjesën e dytë vendasit gjetën golin të parët me Stac, në minutën e 56 dhe dy minuta më vonë Veghorst barazoi shifrat në 2-2.
Grimaldo në minutën e 70 realizoi golin e fitores për Leverkusenin, i cili me 28 pikë ndodhet në vendin e parë. Këlni barazoi 1-1 me Augsburgun. Në barazim 3-3 përfundoi sfida mes Frajburgut dhe Borusia Mynshengladbahut. Mainci rezultoi i fortë për Lajpcigun që u mund 2-0.
Vazhdon kriza e Unionit të Berlinit, që u mund 3-0 në shtëpi nga Aintraht Frankfurt.
Lini një Përgjigje