TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 18:08

Arsenali triumfon ndaj Brojës me shokë, Dialo shpëton Mançester Junajtid nga humbja

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali triumfon ndaj Brojës me shokë, Dialo shpëton

Arsenali ka marrë fitoren e pestë radhazi, këtë herë 1-2 në transfertë. “Viktima” e radhës e “Topçinjve” ishte Bërnli i Armando Brojës, ku sulmuesi shqiptar u aktivizua 15 minutat e fundit, por pa arritur të gjente rrjetën.

Golin e parë për londinezët e realizoi Giokeres në minutën e 14. Suedezi shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Deklan Rajs dyfishoi me kokë shifrat në minutën e 35, pas krosimit perfekt të Troshard.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Arsenali kryeson me 25 pikë pas 10 javësh. Ndjekësi më i afërt për momentin është Bërnmuthi me 18 pikë.

Pas tre fitoreve rresht, Mançester Junajtid është ndalur në barazim. “Djajtë e Kuq” barazuan 2-2 në transfertë ndaj Notingam Forest. Për “Djajtë e Kuq” shënoi Kasemiro me kokë në minutën e 34, pas krosimit të Bruno Fernandes nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Junjatid.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan dy gola për dy minuta, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë.

Fillimisht, Morgan Gibs-Uajt barazoi shifrat, duke shënuar me kokë pas krosimit të bukur të Jates. Në minutën e 50, Nikolo Savona shënoi golin e parë me fanelën e Notingam Forest. Amad Dialo shpëtoi Junajtid nga humbja, me një supergol të shënuar në minutën e 80. Pas këtij barazimi, Mançester Junajtid mban vendin e 5 me 17 pikë.

arsenal bërnli mançester junajtid notingam forest premier liga

Lini një Përgjigje